Milan e deklason Napolin në "Diego Armando Maradona"
BKT
Sport

Milan e deklason Napolin në "Diego Armando Maradona"

Uran Krasniqi/RTKLive

Napoli më mirë të mos dilte fare në fushën e stadiumit "Diego Armando Maradona".

Në ndeshjen në kuadër të javës së 28-të në Serie A Napoli është mposhtur nga Milan me rezultat 4-0. 

Me dy gola nga  Leao dhe nga një prej Diaz e Alexis Saelemaekers (67’) Milan jo që ka deklasuar por edhe e ka turpëruar liderin aktual të Serie A. 

Megjithtë Napoli vazhdon të jetë në vendin e parë me shtatëdhjetë e një pikë, ndërsa Milani në të tretin me pesëdhjetë e një.

Në çerekfinale të Champions League skuadrat do të takohen pë t'i luajtur dy ndeshje.