Vlorë/ Drejtori i Kadastrës, ish drejtori dhe 6 të tjerë paditen në SPAK
RTSH
Drejtori aktual i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, ish drejtori dhe zyrtarë dhe ish zyrtarë të këtij institucioni janë kallëzuar penalisht në në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit dhe të Organizuar pasi akuzohen për “shpërdorim detyre”
Kallëzimi është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës.
Sipas Kadastës pas verifikimeve të kryera, “janë evidentuar shkelje të rënda në dhënien e lejes së legalizimit dhe titullit të pronësisë në cënim të truallit të Komunitetit Mysliman”
Të kallëzuarit janë:
Erdet Mandi, aktualisht Drejtor i ASHK-Vlorë
Bilbil Aliaj ish- Drejtor i ASHK Vlorë
Renato B., ish-përgjegjës i sektorit të legalizimeve ASHK Vlorë
Denis M., ish- përgjegjës i sektorit hartografisë
Dorjana F., ish-përgjegjës i sektorit të çështjeve të pronësisë, aktualisht përgjegjëse e arshivë- protokollit ASHK Vlorë
Anisa Gol.. specialiste ASHK Vlorë
Bojkena B., ish-specialiste ASHK Vlorë
Teuta M., specialiste ASHK Vlorë























