16:52 / 03.04.2023
Rabiot largohet nga Juve, pëlqen Premier League-n
F.Bytyqi/RTKLive
Mesfushori francez raportohet së në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Juventusi.
Ish-futbollisti i PSG-së sipas medieve të huaja, pëlqen të luajë në ligën më të fortë në Evropë, Premier League.
“Adrien Rabiot do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Ai dëshiron të provojë te luaj në Premier League”, shkruan telefoot.
Rabiot prej kohësh është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha angleze.
Ndryshe, reprezentuesi francez është i lidhur edhe më transferimin tek PSG-ja.























