Begaj dekreton Vlora Hysenin si drejtuesen e re të SHISH
BKT
Foto: atsh
Shqipëri

Begaj dekreton Vlora Hysenin si drejtuesen e re të SHISH

atsh

Nga sot, Vlora Hyseni do jetë në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi emërimin e Vlora Hysenit, si drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Hyseni vjen në këtë post pas largimit të Helidon Bendos.

Emri i Hysenit u propozua nga ana e kryeministrit Edi Rama, i cili në argumentet e bëra publike tha se, “është besimplotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”.


MË SHUME NGA Shqipëri