Kosova pjesë e Serbisë në hartë, reagon Rama: Ne s’jemi si Irani
BKT
Foto: RTSH
Shqipëri

Kosova pjesë e Serbisë në hartë, reagon Rama: Ne s’jemi si Irani

RTSH

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi arsyen e përfshirjes së Kosovës si pjesë e Serbisë në hartë gjatë konventës mbi turizmin. Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Rama shkruan se Spanja nuk e njeh Kosovën dhe si e tillë edhe harta ka qenë e vendosur në atë mënyrë.

Sipas Ramës,  Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet.

“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova! Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte! Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh!”, shkruan Rama në Twitter.


MË SHUME NGA Shqipëri