21:57 / 05.04.2023
Ylli me një këmbë në çerekfinale
Uran Krasniqi / RTKLive
Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli, me një këmbë tashmë gjendet në gjysmëfinale të “Play-off”-it.
Kjo pasi ka mundur Vëllaznimin në çerekfinalen e parë me rezultat 111:86 (25:22, 29:16, 27:17, 30:31).
Periudh e dytë e takimit ishte vendimtare, ku YYli ka treguar fuqinë prej kampioni, derisa periudhat e tjera u mbyllën me epërsi më të lehtë.
Rashun Davis ishte më i miri te vendasit me 26 pikë e tetë asistime, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Atik Koshi me 28 pikë.
Sfida e dytë zhvillohet të shtunën mbrëma në Gjakovë.
Skuadra që shënon dy fitore kalon në gjysmëfinale.























