‘Sky Sport’: Rrahmani rinovon kontratën me Napolin
BKT
Sport

‘Sky Sport’: Rrahmani rinovon kontratën me Napolin

F.Bytyqi/RTKLive

Mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani dhe Napoli raportohet se kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2027 me opsion qëndrimi edhe për një vit tjetër.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, po bën një sezon të madh me ‘napolitanët’, skuadër më të cilën është afër titullit të kampionit në Serie A.

Sipas ‘Sky Sport’, zyrtarizimi i nënshkrimit të kontratës së re mes dy palëve pritet të bëhet shumë shpejtë.

“Qendërmbrojtësi kosovar ka arritur marrëveshje me skuadrën e Napolit për të vazhduar deri në vitin 2027, me opsionin e vazhdimit edhe për një sezon. Asgjë nuk mungon në këtë marrëveshje, ndërsa njoftimi zyrtar pritet të bëhet shumë shpejtë”, shkruan ‘Sky Sport’.

29-vjeçari ka zhvilluar 26 paraqitje në të gjitha garat me Napolin këtë edicion, ku ka shënuar dy gola ndërsa e ka edhe një asistim.