13:14 / 06.04.2023
Lirohet Naser Pajazitaj i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt
Besjana Mulaj/RTK
Është liruar nga akuza Naser Pajazitaj, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të 2015-ës, në Bjeshkët e Deçanit.
Këtë për RTK-në e ka konfirmuar Antogona Uka - Lutfiu , nga Gjykata Supreme. Ajo tha se vendimin për lirimin e Naser Pajazitajt, e mori Kolegji Penal i Gjykatës Supreme, në seancën e sotme.
“Pas përpilimit të aktgjykimit brenda afatit ligjor, i njëjti do të bëhet publik”, tha ajo.
Ndryshe, më 23 qershor 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e ka dënuar me dënim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor të vitit 2015.























