‘Reali bëri paraqitje të shkëlqyer, Benzema, lojtar madhështor’
BKT
Sport

‘Reali bëri paraqitje të shkëlqyer, Benzema, lojtar madhështor’

F.Bytyqi/RTKLive

Mesfushori i Realit të Madridit, Federiko Valverde, ka thënë se është i lumtur me fitoren kundër Barcelonës.

‘Los Blancos’ mbrëmë deklasuan Barcelonën midis ‘Camp Nout’ (0-4), duke siguruar finalen e madhe të Kupës së Mbretit.

Valverde thotë se është kënaqësi e madhe të fitosh në ‘Camp Nou’. Ai thotë se bashkëlojtarët e tij, bën paraqitje të shkëlqyer.

“Është një kënaqësi e madhe të vish e të fitosh në ‘Camp Nou’ me një rezultat të tillë. Por mua personalisht më vlen fakti që kemi siguruar një vend në finale. Kemi bërë një paraqitje të shkëlqyer. Në pjesën e dytë Barcelona na la shumë hapësira që ne i shfrytëzuam si duhet”, tha ai.

Valverde lavdëroi Karim Benzeman, i cili shënoi hat trik në fitoren e thellë të madrilenëve kundër katalanasve.  

“Benzema është lojtar madhështor, por mendoj se goli i parë i Viniciusit ishte shumë i rëndësishëm. Aty barazuam përballjen e dyfishtë dhe i hapëm rrugë përmbysjes së madhe”, ka deklaruar Valverde.