Caicedo, sërish në ‘radarin’ e Arsenalit
F.Bytyqi/RTKLive
Pasi ishte refuzuar oferta e tyre prej 70 milionë funtesh në afatin kalimtar të dimrit, Arsenali sërish është hedhur në ndjekje e yllit të Brighton, Moises Caicedo, raportojnë mediet britanike.
Ekuadoriani në mars rinovoi kontratën e tij me Brighton deri në vitin 2027, me një opsion për një vit shtesë, megjithatë, kjo nuk i ka demotivuar ‘Topçinjtë’, të cilët besojnë se Brigton do ta lërë Caicedo të largohet në fund të këtij sezoni për çmimin 70 milionë funte.
Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta pëlqen asin e Brightonit të cilin e do në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Krerët e klubit nga ‘Emiratës’ shumë shpejtë do të nisin negociatat me Brightonin për transferimin e Caicedo-s gjatë kësaj verë.
Caicedo është duke bërë një sezon të mirë me skuadrën angleze, dhe duket se ardhmja e tij, do të jetë në një klub më të madh.
Arsenali thuhet se është destincionin më i mundshëm, madje, siç raportohet, edhe vet lojtari preferon liderët e Premier Leagues, skuadër kjo që do t’i jepte mundësin që Caicedo të luajë në Ligën e Kampionëve.























