Felix nuk do të rikthehet të Atletico Madrid
BKT
Sport

Felix nuk do të rikthehet të Atletico Madrid

F.Bytyqi/RTKLive

Sulmuesi portugez Joao Felix nuk do të rikthehet tek Atletico Madrid.

Felix po luan tek Chelsea në formë huazimi, por duket se portugezi nuk do të rikthehet në Madrid pas përfundimit të këtij sezoni.

Atletico e Madridi sipas medieve spanjolle, ka filluar të bëjë plane për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit  klubit kanë bërë projektin me futbollistët që mund të bëhen pjesë e klubit, por këtu nuk bënë pjesë rikthimi nga huazimi i Joao Felix.

Madrilenët thuhet se janë të interesuar ta shesin portugezin në Chelsea ose në ndonjë klub tjetër për të mbushur arkat e klubit.

Atletico Madrid siç raportohet, kërkon 100 milionë euro për reprezentuesin portugez.