MKRS-ja memorandum bashkëpunimi me KOK-un dhe KPK-në
BKT
Sport

MKRS-ja memorandum bashkëpunimi me KOK-un dhe KPK-në

RTKLive

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport (MKRS).

Memorandumi parasheh mbështetje financiare për KOK-un për vitin 2023.

Me këtë rast, presidenti i KOK-ut u prit nga zëvendësministrja Daulina Osmani, me të cilën biseduan për aktivitetet e vitit 2023, veçanërisht aktivitetet ndërkombëtare në të cilat ekipet e Kosovës do të marrin pjesë.

Në takim ishte edhe presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, e cila po ashtu nënshkroi memorandum bashkëpunimi me MKRS-n.