Kurti kërkon nga ambasadorët e QUINT-it, anëtarësim sa më të shpejt në KiE
M.Sh/RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur përkushtimin e plotë për zbatim gjithëpërfshirës dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes për normalizim, si dhe anëtarësim sa më të shpejt të Kosovës në KiE. Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë gjatë takimit me ambasadorët dhe zëvendësambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në këtë ishte edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.
Në takim thuhet se diskutua për procesin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike me Serbinë dhe Planin e Zbatimit të adoptuar me 18 mars ndërmjet të dyja shteteve.
Kryeministri Kurti dhe zv/kryeministri Bislimi informuan përfaqësuesit diplomatikë edhe mbi rezultatet e takimit të fundit në Bruksel me 4 prill, dhe pritjet e tij nga ky proces në javët dhe muajt në vazhdim.
Kurti e Bislimi në këtë takim, sipas njoftimit të Qeverisë, kanë kërkuar që procesi i anëtarësimit të Republikës se Kosovës në Këshillin e Evropës dhe pranimi i aplikimit të Republikës së Kosovës në BE të procedohet me shpejtësi “si dy veprime fillestare të partnerëve tanë, që do të duhej të derivojnë nga dakordimi rreth Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të zbatimit të saj”..jpg)
.jpg)























