Hysaj: Jemi në një moment të mirë
BKT
Sport

Hysaj: Jemi në një moment të mirë

RTSH

Pritshmëritë po rriten në funksion të Lazio-Juventus, ndeshje e planifikuar për të shtunën në mbrëmje në Olimpico. Do të ketë publik si për raste të mëdha, në fakt priten gati 60,000 spektatorë.

Bardhekaltërit do të përpiqen të konfirmojnë momentin e tyre të mrekullueshëm duke mbrojtur vendin e dytë në renditje, ndërsa bardhezinjtë përpiqen të rikthehen përfundimisht në luftën për një vend në Champions League. Në kuadër të programit të ndeshjes është intervistuar edhe Elseid Hysaj.

Fitoret në derbi dhe ndaj Monzas i dhanë Lacios vendin e dytë, tani është Juventusi: si vini në këtë sfidë?

“Jemi në një moment pozitiv, duhet të përpiqemi ta shfrytëzojmë për të marrë një fitore që do të ishte shumë e rëndësishme për renditjen tonë. Megjithatë, ne e dimë që edhe Juventusi është në formë të mirë dhe ka shumë lojtarë cilësorë, për këtë do duhet vëmendje maksimale nga fillimi deri në fund të lojës”.

29 paraqitje në kampionatin e kaluar, tani jeni në kuotën 24: çfarë mendoni se ka ndryshuar në krahasim me një vit më parë?

"Mendoj se ka ndryshuar shumë në krahasim me sezonin e kaluar. Ndjej më shumë besim nga trajneri dhe ekipi dhe si rezultat po ndihem më mirë në fushë. Të gjithë po punojmë mirë, kështu që është më e lehtë të japim maksimumin”.

Pak ndryshim, djathtas apo majtas: ndihesh pak si balancuesi i kësaj skuadre  që mburret me mbrojtjen më të mirë në ligë?

"Ndoshta! Është më e lehtë në të djathtë sepse është roli im i natyrshëm, por kam luajtur shumë ndeshje edhe në krahun tjetër. Për mua ndryshon pak, përshtatem me gjithçka, e rëndësishme është të zbres në fushë, sepse stërvitem çdo ditë për ta bërë veten të jem gati”.

Një barazim dhe tre humbje në katër ndeshjet e fundit kundër Juventusit, a mund të japë Olimpico një shtysë më shumë për të mundur ekipin e Allegrit?

"Absolutisht po! Gjatë javës e përgatitëm me detaje këtë ndeshje, fatkeqësisht në dy vitet e fundit nuk kemi arritur t'i mposhtim kurrë. Do të duhet të japim diçka më shumë se në ndeshjet e fundit kundër tyre. Shpresoj të shkojë ndryshe këtë here, padyshim edhe falë ndihmës së tifozëve tanë”.

Nën drejtimin e Sarrit 314 prezenca, ju jeni lojtari më i përdorur nga trajneri: si ndiheni kur kryesoni këtë renditje speciale?

"Një krenari e madhe dhe një nder. Unë e njoh Sarrin prej shumë vitesh, para Lazios ne ishim bashkë te Empoli dhe Napoli. Atij i pëlqen të përmirësojë çdo lojtar që e drejton dhe shpresoj të jem në gjendje të punoj me të për shumë vite të tjera”.