Trajneri i PSG-së u kërkon lojtarëve të tregojnë më shumë personalitet
BKT
Sport

Trajneri i PSG-së u kërkon lojtarëve të tregojnë më shumë personalitet

Uran Krasniqi/RTKLive

Christophe Galtier dëshiron të shohë më shumë personalitet te lojtarët e tij të Paris Saint-Germain.

Pas humbjes në dy ndeshjet e fundit në shtëpi nga Rennes dhe Lyon, ai para ndeshjes me Nice e ka përshkruar si të papranueshme formën aktuale të skuadrës. 

"Ne jemi përgatitur mirë për Nice" ka thënë trajneri i PSG-së në një konferencë për shtyp. “Unë fola me lojtarët e mi një ditë pas ndeshjes me Lyon dhe u kërkova që të jenë më të përkushtuar dhe të tregojnë më shumë personalitet. Ne duhet të bëjmë shumë më tepër".

Megjithatë PSG vazhdon kryesimin në Ligue 1, duke qenë gjashtë pikë para Lens, që gjendet në pozitën e dytë.