Ancelotti thotë se Benzema, Modric e Kross mbeten te Real Madrid
Uran Krasniqi / RTKLive
Carlo Ancelotti beson se Karim Benzema, Luka Modric dhe Toni Kroos do të qëndrojnë në Real Madrid edhe sezonin e ardhshëm.
Tre futbollistëve u përfundojnë kontratat në fund të sezonit aktual dhe Ancelotti ka konfirmuar se Modric dhe Kroos tani po flasin me klubin për të ardhmen e tyre.
Benzema i ishte bashkuar Real Madridit nga Lyon më 2009; Modric i ishte bashkuar skuadrës nga Tottenham më 2012, kurse Kroos i ishte bashkuae ekipit nga Bayern Munich në vitin 2014.
"Unë mendoj se të tre do të qëndrojnë", ka thënë trajneri madrilen. “Por ne duhet të mendojmë edhe për ditën kur nuk do të jenë; ne duhet të kërkojmë të ardhmen e klubit në një linjë tjetër, jo në mënyrën se si ne luajmë me Kroos dhe Modric".
Ancelotti ende beson se Benzema, Modric dhe Kroos po i ofrojnë shumë Real Madridit.
“Ne duhet të vlerësojmë lojtarët jo nga mosha e tyre, por nga ajo që bëjnë”, ka thënë italiani.























