Senatori amerikan viziton bazën ajrore të Kuçovës
BKT
Shqipëri

Senatori amerikan viziton bazën ajrore të Kuçovës

rtsh.al

Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, senatori amerikan Steve Daines u prit edhe nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka. "Takim mjaft i mirë me Senatorin e Shteteve të Bashkuara nga Montana, Steve Daines për partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve" shkruan zonja Xhaçka në rrjetet sociale.

Ajo ka nënvizuar rolin vendimtar të SHBA në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. "Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për sigurinë kibernetike dhe shpreha kërkesën për ndihmë shtesë për më shumë qëndrueshmëri. E sigurova Senatorin për angazhimin e Shqipërisë për të punuar ngushtë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta" shkruan zonja Xhaçka. 

Senatori amerikan Steve Daines i shoqëruar nga shefin i Shtabit i ushtrisë shqiptare Gjeneral Brigade Kingji, vizitoi bazën ajrore të Kuçovës, njofton në rrjetet sociale ambasada amerikane në Tiranë. 

Në këtë bazë Shqipëria dhe NATO po përmirësojnë objektet për operacionet e aleancës. 

Senatori Daines shfrytëzoi gjithashtu rastin për të vizituar qytetin historik të Beratit, i cili është në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.


MË SHUME NGA Shqipëri