Rama uron Pashkët: Ditë që celebron dashurinë e pafundme dhe sakrificën
BKT
Shqipëri

Rama uron Pashkët: Ditë që celebron dashurinë e pafundme dhe sakrificën

Besimtarët katolikë festojnë sot Pashkën, ndërsa nuk ka munguar një urim për këtë ditë edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se dita e Ringjalljes së Krishtit celebron dashurinë e pafundme dhe sakrificën për njeriun.

“Mirëmëngjes dhe me ditën e Ringjalljes së Krishtit, që celebron dashurinë e pafundme dhe sakrificën për njeriun, ju uroj gëzuar Pashkën Katolike”, shkruan Rama.

Pashkët janë kremtimi më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera që shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.


MË SHUME NGA Shqipëri