09:45 / 10.04.2023
(Mos)zbatimi i marrëveshjeve nga Serbia, reagon presidenca e Kosovës
RTK
Presidenti i Serbisë , Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur se nuk do ta zbatojë totalisht marrëveshjen e arritur së fundmi me Kosovën në Ohër.
Deklaratat e Vuçiqit, se disa pika nuk do të zbatohen nga ana e Serbisë, dhënë për televizionin publik serb, kanë nxitur reagimin e palës kosovare.
Duke e cituar deklaratën e Vuçiqit, shefi i stafit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela,ka thënë se Perëndimi tani duhet t’i vë sanksione Serbisë.
Përmes një postimi në Twitter, Vela ka thënë se kjo është “një kontradiktë e qartë” me atë për të cilën ka pasur marrëveshje si dhe me qëndrimin e Bashkimit Evropian.
“Sanksionet duhet të pasojnë!”, ka shkruar Vela.
























