The Guardian: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

The Guardian: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Përgatiti: Dardan Ramabaja /RTK

Në Kohën kur po zhvillohet gjyqi i krerëve të UÇK-së në Hagë, gazeta e njohur Britanike ``The Guardian`` ka publikuar një shkrim të gjatë rreth procesit të Hagës dhe luftës në Kosovë, duke theksuar në një moment se si ushtria Serbe ashtu edhe UÇK-ja kishin në shënjestër kishin civilët.

Gazeta e njohur Britanike “The Guardian” në një shkrim të gjatë për gjykatën speciale, ka shkruar se kjo gjykatë për krimet e luftës po përqendrohet në atë se çfarë dinte ish presidenti i Kosovës për krimet e supozuara të luftës.

Sipas autorit Thaçi që dikur u shoqërua nga Tony Blair dhe Madeleine Albright, dhe shërbeu si kryeministër e president i Kosovës, megjithatë javën e kaluar ai u ul në bankën e të akuzuarve së bashku me tre kolegë të shquar, të gjithë të akuzuar për krime lufte të kryera gjatë konfliktit, duke përfshirë bashkëpunimin në vrasjen e 102 personave.

Pretendohet se viktimat përfshinin përkrahës shqiptarë etnikë të partisë politike rivale LDK, civilë serbë dhe romë, të cilët u mbajtën pa proces të rregullt në kushte çnjerëzore në selinë e UÇK-së, iu nënshtruan torturës dhe, në disa raste, u ekzekutuan , shkruan Guardian.

Sipas gazetës, gjyqi, i cili u nisi dy vjet pasi liderët u dorëzuan në juridiksionin e gjykatës, dhe pritet të zgjasë deri në gjashtë vjet, tashmë duket i sigurt se do të rishkruajë historinë e konfliktit.

Por Guardian thekson se procedurat, thellësisht të papëlqyeshme në Kosovë dhe Shqipërinë fqinje, kujtojnë periudhën e konfliktit brutal mes viteve 1998 dhe 1999, ku organizatat e armatosura serbe dhe kosovare kryen krime lufte në kontekstin e kryengritjes së armatosur të UÇK-së dhe reagimit ushtarak të Beogradit.

Sipas gazetës në mesin e katalogut të krimeve të supozuara të zbuluara javën e kaluar, veçohet një nga ngjarjet që ndodhën rreth 26 korrikut 1998 në mes të një ofensive serbe.

Më pas, thuhet në dokumentin e akuzës, se anëtarët e UÇK-së “morën rreth 30 të burgosur nga Llapushniku në malet e afërta të Berishës dhe i ndanë në dy grupe. Një grup u zgjidh dhe u lirua; të arrestuarit e grupit tjetër u qëlluan dhe u vranë”.

Në një pjesë artikulli autori i shkrimit Peter Beaumont barazon në një far mënyre krimet Serbe ndaj civilëve Shqiptarë me krimet e supozuara të UÇK-së duke shkruar se Nato kishte ndërhyrë për të

ndaluar krimet siç është masakra Reçakut e cila ripërcaktoi shtrirjen e ndërhyrjes ushtarake mbi baza humanitare. E megjithatë, sipas tij ishte e qartë që atëherë se të dyja palët kishin në shënjestër civilët, edhe nëse kishte një ndryshim në shkallën e tyre.

Autori në fund shkruan se edhe pse ndërkombëtarët patën mundësinë ta vëzhgojnë Thaçin dhe UÇK-në nga afër, për rreth 25 dhe se ende janë të pasigurt se sa autoritet kishte Thaçi në periudha të ndryshme gjatë konfliktit, dhe sa në qendër ishte organizuar UÇK-ja.


MË SHUME NGA Lajme