17:30 / 10.04.2023
Bayern pa golshënuesin kamerunas kundër Cityt
Uran Krasniqi / RTKLive
Eric Maxim Choupo-Moting i Bayern Munich nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Manchester Cityt.
Ai do të mungojë për shkak të një lëndimi në gju, kanë thanë të hënën nga klubi gjerman.
“Eric Maxim Choupo-Moting nuk do të udhëtojë në Manchester”, ka thënë Bayern në një deklaratë.
Kamerunasi është golashënuesi më i mirë i bavarezëve në këtë sezon me gjithsejt shtatëmbëdhjetë gola në të gjitha garat.
Bayern gjithashtu ka njoftuar se mbrojtësi Lucas Hernandez është rikthyer në stërvitje.























