Azpilicueta do ta donte Enriquen trajner te Chelsea
BKT
Sport

Azpilicueta do ta donte Enriquen trajner te Chelsea

Uran Krasniqi / RTKLive

Cesar Azpilicueta ka luajtur për Spanjën nën drejtimin e Luis Enrique dhe ai tash e preferon atë si trajner te Chelsea.  

Klubi i Premier League vazhdon kërkimin për pasardhësin e përhershëm të Graham Potter, i cili është shkarkuar për rezultate të dobëta. Aktualisht Chelsea po drejtohet nga Frank Lampard, ama vetëm përkohësisht. 

“Ndeshjet e mia më të mira me kombëtaren ishin me Luis Enrique”, ka thënë ai për EFE. “Por ka pjesë të klubit që negociojnë këto gjëra. Ne u besojmë atyre që të bëjnë atë që është më e mira për klubin. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Luis Enrique mori drejtimin e Spanjës në korrik të vitit 2018, ku nën udhëheqjen e tij, "La Roja" arriti në gjysmëfinale të Euro 2020 dhe përfundoi si nënkampione në finale të Ligës së Kombeve 2021, por në Kupën e Botës "Qatar 2022" Spanja u eliminua nga Maroku në fazën noakut, gjë e cila solli edhe largimin e ish-futbollistit të njohur nga posti i trajnerit.