Dzeko: Ndeshjen e dytë kundër Juves ta luajmë më mirë se të parën
BKT
Sport

Dzeko: Ndeshjen e dytë kundër Juves ta luajmë më mirë se të parën

Uran Krasniqi / RTKLive

Edin Dzeko konsideron se Inter duhet të luajë ndeshjen e dytë të Kupës së Italisë kundër Juventusit më mirë se ndeshjen e parë.

Ndeshja e parë e e gjysmëfinales së Kupës së Italisë e zhvilluar më 4 prill mes Juventusit dhe Interit është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1. Ndeshja e dytë zhvillohet më 26 prill. 

"Lufta me Juventusin është e hapur. Në fushën tonë ne do të duhet të luajmë edhe më mirë për të arritur në finale dhe për të ngritur Kupën e Italisë", ka thënë boshnjaku. “Tifozët tanë na mbështetën gjatë gjithë ndeshjes. I falënderoj për mbështetjen e tyre. Ne kemi pasur një marrëdhënie të mirë që nga dita e parë që erdha në Inter".