Rudiger: Real-in e ka frikë gjithë Europa
RTSH
“Kur vesha fanellën e Real-it kuptova dimensionin e klubit ku kisha ardhur vetëm në momentin kur zbrita në fushë, rivalët janë të frikësuar. Të gjithë na kanë frikë”.
Në një intervistë të dhënë për “Marca”-n, ish-mbrojtësi i Chelsea-t shpjegoi ndjestë e reja në Madrid krahasuar me eksperiencën në Londër edhe pse kjo e fundit u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, me triumfin në finalen e Ligës së Kampioneve përballë favoritëve të City-t.
I pyetur rreth takimit të ditës së mërkurë si një ish-lojtar i Chelsea, Rudiger u përgjigj: “Të them të drejtën nuk çfarë të pres pasi Chelsea i këtij sezoni nuk asnjë lidhje me atë që fitoi Ligën e Kampioneve dy vite më parë. Lojtarët janë me cilësi, por nuk di çfarë të pres pasi kanë ndryshuar shumë gjëra që prej kohës kur kam ikur nga atje. Ne jemi Reali dhe do të futemi në fushë me objektivin e vetëm për tu kualifikuar”, tha 30-vjeçari.























