23:03 / 10.04.2023
Barcelona ndalet nga Girona
Uran Krasniqi/RTKLive
Raphinha dukej se ishte kudo sonte teksa Barcelona ka luajtur kundër Gironas, por prapë se prapë ai nuk ka arritur të shënojë dhe të ndikojë në rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Takimi në kuadër të xhiros së 28-të të La Ligës është mbyllur me barazim 0-0.
Megjithatë Barcelona mbetet në rrugën e duhur për titullin, duke qenë trembëdhjetë pikë larg Real Madridit, nga i cili ekip është mposhtur thellë javën që shkoi.
Girona kishte mundësinë më të mirë për të shënuar në minutën e 55-të me Taty Castellanos.
Barcelona është në vendin e parë me 71 pikë, 13 pikë më shumë së Real Madridi që është në vendin e dytë. Girona është në vendin e 11 me 35 pikë.
Barça viziton Getafen të dielën, kurse Girona pret Elchen.























