Zgjedhjet e 14 Majit, Escobar takohet me Enkelejd Alibeajn dhe Ilir Metën
RTSH
I dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar vijon këtë të mërkurë (2 prill) ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë.
Escobar ka zhvilluar një takim me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i cili shoqërohej në këtë takim nga deputetët Orjola Pampuri, Gazmend Bardhi dhe Kreshnik Çollaku. Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar në takimin mes tyre.
Pas këtij takimi, Escobar është pritur dhe nga Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në selinë e partisë. Takimi me tyre ka zgjatur rreth 30 minuta. Pas bisedës me Escobar, Meta nuk ka dhënë detaje se për çfarë është biseduar, por ka thënëse do të japë një deklaratë zyrtare lidhur me detajet.
“Ju falenderoj për vëmendjen. Do kemi një deklaratë nga ana e Partisë së Lirisë. Ju ftoj të gjithëve në stadium”, tha Meta.
Këto takime vijnë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe vetëm 2 ditë para fushatës elektorale.
Escobar mbërriti në Tiranë një ditë më parë (11 prill), ku u takua me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme, OIta Xhaçka.
Ambasada amerikane ka evidentuar takimet e Escobarit me krerët e shtetit shqiptar duke theksuar se në këto takime është nënvizuar rëndësia e zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe nevoja e zbatimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.























