13:35 / 12.04.2023
Muriqi me zemër të madhe, veprimi që habiti të gjithë tifozët
RTSH
Vedat Muriqi ka hyrë në zemrat e tifozëve të Mallorcas. Dhe jo vetëm për golat, të cilat po i bën me një farë vazhdimësie.
Por edhe për disa sjellje që e portretizojnë si një profesionist të madh. Episodi i fundit: në ndeshjen kundër Valladolidit, barazuar 3-3, Morlanes shënoi por kundërshtari u godit nga një top në fytyrë.
Lojtarët e Mallorcas po festonin 2-1 momental, por Vedati jo. Ai ndihmoi Roque Mesa dhe u mundua të sigurohej për kushtet e tij. Një gjest që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe që i jep atij një meritë të madhe.
Më shumë se dopieta e shënuar në ndeshje, e para e sezonit. Viti i rëndësishëm për ish-sulmuesin e Lazios: 27 paraqitje në total, 13 gola dhe 3 asistime. Jo keq.























