Shtyhet sërish mbledhja e KQZ-së
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Shtyhet sërish mbledhja e KQZ-së

RTKlive

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nuk do të mbahet as sot(e mërkurë), ashtu si ishte paralajmëruar të dje, e që në rend dite ishte edhe njoftimi me vlerësimin e rrezikut për Qendrat e Votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveqan dhe Zubin Potok .

Mirëpo, zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, ka thënë për RTKlive se mbledhja e planifikuar për sot nuk do të mbahet.

“Mbledhja e planifikuar për sot nuk do të mbahet. Jemi në përgatitje të materialeve për mbledhje, për mbajtjen e së cilës do t'iu njoftojmë me kohë”, ka thënë Elezi.

Po ashtu KQZ-ja pritej të mblidhej për të miratuar listën me qendra të votimit të cilat do të hapen për zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të vendit.


MË SHUME NGA Lajme