City-Bayern, ja çfarë shkruajnë mediet
RTSH
Manchester City shfrytëzon faktorin fushë dhe merr maksimumin nga ndeshja e parë çerekfinale e Champions League me një paraqitje ëndrrash.
Fiton 3-0 kundër një Bayern Munich të sfilitur, në debutimin europian të Tuchel në bankinë.
Golat e Rodri-t, Bernardo Silvës dhe Haaland bën të buzëqeshë Guardiolën. Tekniku spanjoll është tashmë seriozisht një hap nga gjysmëfinalja, pas ndeshjes së parë në ‘Etihad’.
Pas përfundimit të ndeshjes, gazeta gjermane ‘Sport Bild’ ka publikuar fjalët e teknikut spanjoll. Pep paralajmëron Manchester Cityn për ndeshjen e dytë, ndërkohë që tekniku spanjoll më poshtë thekson: " jam i shkatërruar emocionalisht. Humbja 10 vjet jetë. Ishte një lojë kaq sfiduese”.
Gazeta ‘Kicker’ ka një kritikë të fortë për ekipin gjerman: “Në fund, Bayern po lufton dëshpërimisht për dinjitetin e tyre”.
Në Angli, ‘Sport Mirror’ e konsideron të sigurt kualifikimin për në gjysmëfinale, me titullin kryesor: “Bye Bye Bayern!”.
‘Daily Express’ si titull kryesor ka vendosur: “City kalon në çmenduri”, duke vendosur theksin në ndeshjen që skuadra angleze zhvilloi ndaj Bayern Mynih.
Gazeta ‘The Daily Telegrahp’ ka vendosur në faqen e parë Erling Haaland, futbollistin që shënoi golin e tretë të takimit: Haaland është mahnitës, nënvizon gazeta ‘Sport’.
Më datë 19 prill, do të luhet takimi i dytë në Gjermani, me shpresën që bavarezët të bëjnë surprizën e madhe.























