Zekaj nga AGK: Po rriten sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Zekaj nga AGK: Po rriten sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë

RTKlive

Sulmet e shpeshta ndaj gazetarëve në Kosovës, janë shqetësuese dhe për këtë duhet të merren veprime nga institucionet gjegjëse.

Yll Zekaj avokat i AGK-së, tha se ekziston një sfidë për të mbrojtur gazetarët në Kosovë.

“Është në rritje sulmi ndaj gazetarëve. Kemi mbyllur vitin 2022, me 32 raste të sulmeve ndaj gazetarëve, në këtë vit kemi mbi 10 sulme ndaj gazetarëve. Në Kosovë në vend se të shkoj të ulet  numri i sulmeve, këtu po rriten rastet e sulmeve”, tha ai për RTK.

Sipas tij, gazetaria është profesioni më i cenueshëm në Kosovë, sa i përket sulmeve. Ai tha se janë disa faktorë, që po rriten sulmet, duke përmendur edhe diskursin që kanë zyrtarët për gazetarët.

Zekaj ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të marrin masa për të mbrojtur gazetarët dhe fjalën e lirë.


MË SHUME NGA Lajme