Turqia kandidon për organizimin e Evropianit të vitit 2028
BKT
Sport

Turqia kandidon për organizimin e Evropianit të vitit 2028

Uran Krasniqi / RTKLive

Turqia është rivali i vetëm i kandidaturës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës për të pritur Kampionatin Evropian 2028, ka njoftuar UEFA të mërkurën kur ka pranuar përfundimisht ofertat nga vendet e interesuara.

Turqia shpreson për sukses këtë herë pasi humbi nga Gjermania në garën për të pritur Euro 2024.

Stadiumi Olimpik i Stambollit do të presë finalen e këtij viti të Ligës së Kampionëve  që zhvillohet më 10 qershor.

Më herët Rusia kishte treguar interes, por UEFA gjatë muajit të kaluar ka njoftuar se nuk do të shqyrtonte asnjë ofertë nga ky vend, gjë që ndërlidhet me luftën në Ukrainë .