Vela: Vuçiqi po nxit tensione në veri, po kërkon t`i bllokojë zgjedhjet
BKT
Lajme

Vela: Vuçiqi po nxit tensione në veri, po kërkon t`i bllokojë zgjedhjet

RTK

E pikërisht ndaj deklarimeve të sotme të Vuçiqit pas takimit me Listën Serbe, ka reaguar në Prishtinë shefi i stafit të Presidentes, Blerim Vela.

Ai ka kritikuar presidentin serbe për këtë takim, duke thënë se po i nxit serbët për tensione në pjesën veriore.

Në “Twitter”, Vela ka shkruar se në këtë mënyrë Vuçiqi po e shkel marrëveshjen e Brukselit.

“Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq) përdorë Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë: Vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave të veturave RKS. Bën kërkesë të kundërligjshme për largimin e Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës. Kërkon të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit”, ka shkruar Vela.


MË SHUME NGA Lajme