Drejtuesit e RTK-së pritën drejtorin e radios së TRT-së
RTKlive
Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, drejtori i RTK-Radios, Arsim Halili dhe anëtari i bordit të RTK-së, Birol Urcan pritën sot në takim një delegacion nga transmetuesi publik i Turqisë - TRT të kryesuar nga drejtori i njësisë së radios, Hamdi Yaz.
Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit teknik dhe programor mes transmetuesve të të dy vendeve.
Drejtori i radios publike turke u njoftua me gjendjen e përgjithshme në RTK-Radio, bashkëpunimin mes komuniteteve të ndryshme dhe nevojën për investime në fushën e shtrirjes së sinjalit të RTK-Radios.
Të dy palët shprehën interesim për lidhjen e një memorandumi të bashkëpunimit mes dy transmetuesve publik.
Drejtuesit e RTK-së theksuan se bashkëpunimi me TRT-në përkatësisht radion publike turke është mjaft i rëndësishëm për të çuar përpara projekte të përbashkëta zhvillimore në fushën e komunikimit dhe të medies.























