21:50 / 13.04.2023
Feyenoord hakmerret ndaj Romës për finalen e Tiranës
Uran Krasniqi / RTKLive
Feyenoord është hakmarrë sonte ndaj Romës për finalen e sezonit të kaluar të Ligës së Konferencës së Evropë. E ka mposhtur sonte në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.
Holandezët kanë fituar minimalisht 1-0, por mjaftueshëm sa për t'u futur në ndeshjen e dytë në një pozicion më komod.
Feyenoord ka gjetur golin përmes Mats Wieffer pak pas pjesës së parë, kur ka pranuar një asist nga Idrissi.
Paraprakisht romakët kanë humbur një penallti, e cila do të kishte mundur t'i ndryshonte rrjedhën ndeshjes.
Ndeshja e dytë zhvillohet pas një jave në kryeqytetin italian.























