09:18 / 14.04.2023
Kalvin Phillips largohet nga City, por jo edhe nga Premier League
F.Bytyqi/RTKLive
Mesfushori i Man Cityt, Kalvin Phillips raportohet se në fund të këtij sezoni, mund ta mbyll kontratën me ‘Qytetarët’.
Phillips duket se do të largohet nga skuadra e Pep Guardiolës, por jo edhe nga Premier League.
Aston Villa siç raportojnë mediet britanike, është i prirur të transferojë mesfushorin Manchester City, Kalvin Phillips gjatë kësaj verë.
Klubi nga ‘Etihad Stadium’ thuhet se do të kërkojë 45 milionë funte nga çdo klub që është i interesuar për mesfushorin mbrojtës anglez.























