13:58 / 14.04.2023
Folarin Balogun në shënjestër të pesë klubeve evropiane
F.Bytyqi/RTKLive
Pesë klube të njohura evropiane janë të interesuara për sulmuesin e Arsenalit, Folarin Balogun.
Sulmuesi është duke treguar formë të lartë tek Reims, ku po luan në formë huazimi nga ‘Topçinjtë’.
Baloun sipas medieve britanike, tashmë në ‘radarin’ e pesë klubeve evropiane.
AC Milan, Inter, RB Leipzig, Marseille dhe Monaco janë skuadrat që duan të transferojnë lojtarin gjatë kësaj verë.
Klubet në fjalë thuhet se tashmë janë duke përgatitur ofertën në adresë të Arsenalit për sulmuesin Balogun.























