Osmani bën homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Osmani bën homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Poklek dhe në Çikatovë të Vjetër, Komuna e Drenasit, më 24 vjetorin e masakrës në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër.

Ajo fillimisht do të bëj homazhe në kompleksin memorial në Poklek, e më pas do të vizitojë edhe shtëpinë e familjes Muçolli, në Poklek.

Qëndrimi i saj në këtë fshat është paralajmëruar për në ora 11:00.

Ndërsa më pas, në ora 12:00, presidentja Osmani bën homazhe në kompleksin memorial në Çikatovë të Vjetër, në Komunën e Drenasit.


MË SHUME NGA Lajme