Rama operohet nga apendisi, ndërhyrja e suksesshme
BKT
Shqipëri

Rama operohet nga apendisi, ndërhyrja e suksesshme

atsh

Kryeministri Edi Rama u diagnostikua me apendisit akut (zorrë qore) natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Zyra e shtypit e kryeministrisë, bën tĕ ditur se “në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendisitit në orët e para të mëngjesit të sotëm”.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e dr Arben Gjata, shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.

Gjithashtu, në njoftim sqarohet se “ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore paraqitet e mirë”.

 


MË SHUME NGA Shqipëri