18:44 / 17.04.2023
‘Fichajes’: Messi dëshiron rikthimin në Barcelonë
F.Bytyqi /RTKLive
Tashmë duket se është vetëm çështje kohë kur Lionel Messi zyrtarisht do të nënshkruajë rikthimin në Barcelonë.
Asi i PSG-së në fund të këtij sezoni mbyll kontratën me parisienët, dhe sipas ‘Fichajes’, legjenda e Barcelonës, dëshiron rikthimin në klubin katalanas.
Kampioni i Kupës së Botës me Argjentinën, ka oferta të majme nga Arabia Saudite, pa ‘harruar’ edhe ofertën nga Inter Miami, por Messi thuhet se preferon të qëndrojë në Evropë, me një rikthim në ‘Camp Nou’ që duket gjithnjë e më i mundshëm.























