20:42 / 17.04.2023
Montella lavdëron Leaon: Është një kampion i vërtetë
F.Bytyqi /RTKLive
Ish-futbollisti i njohur italian, Vicente Montella, ka lavdëruar yllin e AC Milanit, Leao.
Sulmuesi portugez është duke shfaqur formë të lartë këtë sezon të garave me ‘Rossonerët’.
Montella duke folur për mediet italiane, ka thënë se Leao luan si një kampion i vërtetë.
“Leao ka lojën e një kampioni të vërtetë, i mungon pak vazhdimësia. Por kjo do të vijë. Ai është lojtari perfekt për nevojat e shpejtësisë dhe teknikës moderne të futbollit”, ka thënë Montella.
Ndryshe, Leao akoma nuk ka rinovuar kontratën e re me Milanin. Portugezi është duke u kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane.























