22:04 / 18.04.2023
S’ndalet Rashica, sërish gjen golin për Galatasaray
F.Bytyqi/RTKLive
Ylli kosovar i Galatasarayt, Milot Rashica nuk ka të ndalur në Turqi.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, ka gjetur sërish rrugën e golit. Rashica ka shënuar golin katërt për Galatasarayn në ndeshjen kundër Alanyasporit në elitën e futbollit turk.
Kosovari golin e realizoi në minutën e 63-të.























