Durmishi: Jemi në rrugën e duhur drejt integrimit evropian
BKT
Foto:RTSH
Shqipëri

Durmishi: Jemi në rrugën e duhur drejt integrimit evropian

rtsh.al

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, ka deklaruar se vendimi i PE-së për liberalizimin e vizave të Kosovës, krijon një lloj stabiliteti në lëvizjen e shtetasve.

“Është ditë e rëndësishme në rrugëtimin e Kosovës drejt BE. Nga 1 janari i 2024 qytetarët e Kosovës do të qarkullojnë lirshëm në zonën Shengen, do bëjnë me përgjegjësi detyrat që do na dalin për rrugën drejt BE-së”, thotë ambasadori dhe ka një falënderim.

“Ky është rasti ideal për të falënderuar PE dhe Brukselin që i kanë dalë në krah këtij procesi”.

Durmishi u shpreh se Kosova është në rrugën e duhur drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Dhe hapat që ka bërë Kosova deri në këtë moment e liberalizimi i vizave nga 1 janari i 2024-ës, janë një përvojë më shumë për të si shtet.

“Vonesat kanë krijuar pretekst për pozicionime të ndryshme politike, ndonjëherë për avantazhe, ndonjëherë si pretekst për kritika.

Kriteret e BE bëhen për përforcimin e strukturës për anëtarësim. Sado të vështira duken këto ngjitje, hapat që kanë bërë Kosova për procesin, janë një përvojë më shumë. Ne punuam diçka që na u kërkua si detyrë shtëpie", shtoi ai.

Këtë të mërkurë, pritet nënshkrimi në Strasburg i liberalizimit të vizave për Kosovën. Një ditë më parë (18 prill) Parlamenti Evropian miratoi me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pas miratimit nga PE, më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, i cili do të hyjë në fuqi pas botimit të vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së. Zbatimi i vendimit për liberalizmin e vizave nuk do të jetë më larg se 1 janari i vitit 2024.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 27 shtetesh evropiane.


MË SHUME NGA Shqipëri