14:45 / 19.04.2023
Liberalizimi i vizave, Mandl: Një hap drejt integrimit të Kosovës në BE
N.Mekolli /RTKlive
Eurodeputeti Lukas Mandl ka falënderuar qytetarët e Kosovës për durimin e tyre, pas miratimit të djeshëm të vendimit për vizat në Parlamentin Evropian.
Ai, në një postim në Twitter, ka shkruar se një hapi tjetër mund të jetë edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe OKB.
“Faleminderit popullit të Kosovës për durimin e tij. Së paku një nga shumë hapa përpara më në fund u hodh drejt integrimit të plotë të Kosovës në BE. Hapi tjetër mund të jetë anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe OKB”, ka shkruar Mandl.
























