20:51 / 19.04.2023
Allegri: Skuadra të tregojë personalitet përballë Sportingut
Uran Krasniqi / RTKLive
Massimiliano Allegri dëshiron që Juventusi të tregojë personalitet kur të ndeshet me Sportingun e Lisbonës në kuadër të Europa League..
Në "Allianz Stadium" të Torinos "Zonja e vjetër" ka fituar 1-0 dhe trajneri juventin ka kërkuar mbrojtjen e epërsisë.
Ai ka folur para ndeshjes e cila zhvillohet të enjten.
"Ndeshja është e gjatë dhe do të na sjellë vështirësi, ata janë një ekip i shkëlqyer në aspektin organizativ. Sporting eliminoi Arsenalin", ka thënë ai. "Duhet treguar personalitet".























