Gërvalla: Serbia ka dështuar për zotimin që i ka nga Ohri dhe Brukseli
BKT
Lajme

Gërvalla: Serbia ka dështuar për zotimin që i ka nga Ohri dhe Brukseli

RTKlive

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz, kanë dhënë një deklaratë për ‘Lajmet e Fundit; në RTK.

Bislimi theksoi se do të punojnë në vetëdijesim të qytetarëve të Kosovës për të mos keqpërdorur liberalizimin e vizave. Ai bëri me dije se do të zhvillojnë fushata përmes mediave, vizita nëpër shkolla dhe institucione të tjera, shpërndarje të fllajerave, etj.  

Sipas tij, institucionet e Kosovës përmes instrumenteve do të punojnë që pas 1janarit të vitit 2024, liberalizimi të implementohet suksesshëm.

Kurse ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, foli për aplikimin Kosovës në Këshillin e Evropës. Ajo tha se për këtë janë bërë disa hapa të rëndësishëm në ecjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. “Presim që brenda një kohe të shkurtër të vihet në agjendë”, tha ajo.

Gërvalla vlerësoi se Serbia është shumë konfuze. Sipas saj Serbia ka dështuar për zotimin Ohrit dhe Brukselit.

"Ata e kanë shkelur marrëveshjen menjëher 24 orë pas dakordimit, partnerët tanë duhet ta kenë të qartë se Marreveshjet duhet të zbatohen për të dyja palët”, tha Gërvalla.

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme