Ekstradohet drejt Turqisë i akuzuari për mashtrimin me 2 miliardë dollarë
BKT
Foto: ATSH
Shqipëri

Ekstradohet drejt Turqisë i akuzuari për mashtrimin me 2 miliardë dollarë

ATSH

U ekstradua drejt Turqisë, i shumëkërkuari ndërkombëtarisht për mashtrim të 391 000 qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë.

Ky shtetas u kap më datë 30 gusht 2022, në Himarë, si rezultat i operacionit policor të koduar “Brain”, të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FAST Albania, DVP Vlorë dhe Interpol Tiranën.

29-vjeçari turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ankaranë, u bë i mundur arrestimi i shtetasit F. O., në Shqipëri, në kuadër të operacionit “Brain”, dhe më pas finalizimi i procedurave me ekstradimin e tij drejt Turqisë.


MË SHUME NGA Shqipëri