PSG nuk është klub i duhur për Osimhen, thotë Drogba
BKT
Sport

PSG nuk është klub i duhur për Osimhen, thotë Drogba

F.Bytyqi/RTKLive

Legjenda e Chelsea-s Didier Drogba mendon se PSG nuk është klub i duhur për Victor Osimhen.

Ylli i Napolit është i lidhur me transferimin tek gjiganti francez. PSG është duke kërkuar zëvendësuesin e Lionel Messit dhe nigeriani nga parisienët shihet pasues i denjë për asin argjentinas.

Megjithatë, Drogba mendon se do të ishte një lëvizje e gabuar për sulmuesin shtatlartë dhe të fuqishëm.

“Nëse ai është me të vërtetë në sytë e një klubi si PSG, kjo tregon kualitetin që ka ai dhe formën e mirë që po kalon”, tha ish-sulmuesi i Chelsea-s.

“Por, PSG nuk është klubi i duhur për të”, ka theksuar ish-reprezentuesi i Bregut të Fildishtë.