Kosova publikon listën për ndeshjet kundër Malit të Zi e Sllovenisë
Uran Krasniqi / RTKLive
Kombëtarja e Kosovës në hendboll e pret Malin e Zi të enjten më 27 prill, ndërsa më 30 prill luan ndaj Sllovenisë si mysafir.
Trajneri i Kosovës, Bujar Qerimi, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet eliminatore Evropianin e vitit 2024.
Grumbullimi i lojtarëve të Kosovës bëhet të dielën në Hotel Internacional Prishtina.
Në kryeqytet edhe do të zhvillohet faza e shkurtër përgatitore para ndeshjeve të vështira me Malin e Zi dhe Slloveninë.
Selektori Qerimi llogarit në grupin e konfirmuar të lojtarëve për dy ndeshjet e këtij muaji. Në Kombëtare pas mungesës për shkak të lëndimit, kthehet Luigj Quni. Janë kthyer edhe disa të tjerë, ndërsa emra të rinj nuk ka.
Me Kombëtaren gjatë këtij grumbullimi do të ushtroj edhe Kushtrim Ninaj.
























