Petrit Dula dënohet e pastaj lirohet nga një gjykatë në Serbi
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Petrit Dula dënohet e pastaj lirohet nga një gjykatë në Serbi

J.Musliu/RTKlive

Petrit Dula, ish i dënuar me dy vjet burg nga një gjykatë në Serbi për kinse  krime lufte, tashmë është liruar.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ministria ka sqaruar se Dula, e ka njoftuar Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, përkatësisht ambasadorin Jetish Jashari përmes telefonit.

Në  seancën e 7 prillit të këtij viti, gjykata  e ka liruar nga akuzat dhe i njëjti është kthyer në Kosovë.

Ministria sqaron se diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët dhe avokatët mbrojtës Dulës gjatë kohës sa ai ka qenë në arrest dhe pasi është dënuar nga Gjykata e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit.

 

 


MË SHUME NGA Lajme