Vela: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet lokale të 23 prillit në Kosovë
BKT
Lajme

Vela: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet lokale të 23 prillit në Kosovë

N.M. /RTKlive

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale, në veri të Kosovës.

Ai, në një postim në Twitter, tha se Serbia po i detyron, korrupton ose frikëson kandidatët serbë lokalë për zgjedhjet e 23 prillit

“Një shembull i qartë i ndërhyrjes së Serbisë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës është përpjekja e tyre për të detyruar, korruptuar ose frikësuar kandidatët serbë lokalë për zgjedhjet e 23 prillit, që ose të tërhiqen nga zgjedhjet ose pas zgjedhjeve të bëhen subjekt i regjimit të Beogradit dhe Listës Serbe”, ka shkruar Vela.

Si është e ditur, më 23 prill, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat e Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të banuara me shumicë serbe, do t’iu drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur katër kryetarë të rinj dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale.


MË SHUME NGA Lajme